
Gazetari: Protesto ose vdis. Shqipëria bëhet shteti IKJA …
Nga Basir Çollaku –
Shqipëria është keq
Po rëndohet, kërruset kockash.
Po bëhet gjithnjë e më keq.
Ka mjaft optimistë me pritshmëri se do të bëhet edhe më keq.
Çdo ditë kemi më pak të rinj. Ka më pak të afërm, mbyllen shkolla, tkurren klasa, rrudhen auditorë, rrallohen infermierët, firojnë mjekët, ikin policë, nuk gjen hidraulikë, elektriçistë, teknikë të mesëm dhe inxhinierë, kamarierë, guzhinierë, menaxherë e banakierë. Jemi bërë shteti IKJA. Mallkimi i vetvetes, mosreagimit tonë, paaftësisë tonë për t’u përballur e luftuar.
Shtohen taksidarë tatimesh e doganash, faturistë elektoralë, zyrtarucë kokëbosh, laraska partie nëpër shkolla, tonë kokaine në porte e aeroporte nuk ndalen, teksa bëhen kurban hamallë e shofërë.
Patronazhistët sot njelloj si sigurimsat dje, veglat e së keqes.
Spitalet si magazina thertoresh, ku shorti edhe i shërben ndokujt sipas portofolit ose pushtetit.
Drejtësia një mall me mall, më shumë se asnjëherë tej afatit të skadencës, ii bie vërdallë, pa ndaluar në stacionin e ligjit.
Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
Mungojnë më shumë të njohur, të kthyer në ikanakë halli për të ardhmen e fëmijëve. Punët rrallëkujt i shkojnë mbarë. Një e re nga Kenia, emigrante e rastësisë, apo fatit tē keq, u masakrua pas pune dhe polica u bë keq se u zbulua ngjarja, apo sepse shpëtoi nga barbaria e dhunëse reja.
Autorët.??!
Eh, kazinotë, bastet, droga, kush dreqin i prek mbi orgjitë e pushtetit.
Hajdutë zyrash shtohen. Shumë njerëz blejne bukën e djeshme se bën 20 lek më lirë.
Banditë e mafiozë krekosen se bëjnë ligjin, zhvasin prona e para publike, zaptojne institucionet.
Protesto ose vdis. Sepse vendi po shuhet. Po shfarosen banorët ditë pas dite.
Ekonomia është berë shaka e zezë. Maskarenjte tanë të politikës, mbijnë nga ofshoret dhe blejne të ardhmen, e dekadave. Eunukë strategjikë po zhbëjnë Shqipërinë, përzënë shqiptarët.
Sot rradha është të shkulet me çdo lloj mjeti nga karriket, Rama.dhe lukunia pas tij. Nesër çdo i ngjashëm.
Pa hezitim kompromentues.
Shqipëria po kthehet në një ishull ku do të jetojnë diktatorët e rinj të politikës dhe pak qindra mijëra shërbëtorë, skllevër modernë, një fermë mishi njerëzorë, nga turma e pamundur për t’ia mbathur, e padobishme për të qëndruar.
Nuk është partiake, nuk është as politike, as e tyre, por kundra tyre.
Rama hap rradhën. Të tjerë plot në listë.
Ujqërit dhe hienat njëlloj shqyejnë, pavarësisht llojit të lëkurës…
Protesta është emergjencë të nisë e fortë, ashpër, e egër, si skaner largimesh të mëdha..
Në fund ajo që do të mbetet, nuk do të jetë as e djeshme, as e sotme. Duhet të jetë reagim i një kohe të ndëshkuar.
Për shumë emra mëkatarë, të rinj dhe të hershëm.
Ndryshe nuk mund të jetë, Protestë për nesër..
/Stopfake.al/