Meqë jemi në vakt zgjedhjesh edhe andej edhe këtej …

Nga Hysni Gurra –

Mark Tuein vendos njëherë të kandidojë për guvernator të Nju Jorkut. (sajon)

-Hyra i pavarur. E dija veten për njeri të mirë. Shkrimtar me nam, e ndjeja veten pak më mirë se rivalët që ishin njëri republikan dhe tjetri demokrat.

Duke lexuar gazetat për ta, arrin në përfundimin se ata ishin të konsumuar si në korrupsion, si moralisht.
Sa fillon fushata Tuein lexon lajmin e parë në gazetë për veten, ku akuzohej se kishte lidhje familjare me dy rivalët.

Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia

Pyet gjyshen, jooo i thotë ajo, je i pastër. Epo kaloi hera e parë pa xhevap.
Kur ditën tjetër gazeta: Mark Tuein duhet t’u shpjegojë votuesve si gënjeu 34 veta në filan vend për filan gjë.

-As kisha gënjyer, as kisha qenë kurrë në atë vend, thotë kandidati jonë.
Ditën tjerë gazeta del me titullin:

“Vini re! Z.Tuein, siç duket e ka mbyllur gojën për çështjen e gjyqit në Koshin të Indokinës”. Një ditë tjetër titulli:

“Duam të dimë. A do të bëjë kabull vallë kandidati i ri për guvernator t’u japë shpjegime miqve të tij qytetarë (të cilët mendojnë ende t’i japin votën!) për ngjarjen e papëlqyer me shokët e dhomës së tij në Montand, të cilëve u vidheshin kohë pas kohe sendet e vlefshme, deri sa më në fund këto sende u gjetën në xhepat e Tueinit?”

-A mund të kishte gjë më djallëzore se kjo? Unë s’kisha qenë kurrë në jetën time në Montana, thotë.
Çfarë nuk dëgjoi kandidati Mark Tuein për veten gjatë fushatës.

Ishin aq të shumta e aq të shpeshta, e aq të poshtra sa nuk po mundte dot as të reagonte t’i përgënjeshtronte.

-Me një ndjenjë turpi, u ula për të pregatitur përgjigjen kundër gjithë atyre shpifjeve të pathemelta dhe të poshtra. Po nuk e mbarova dot detyrën, sepse të nesërmen në mëngjes një gazetë botonte një tjetër gënjeshtër të tmerrshme, duke më paditur sikur kisha djegur çmendinën bashkë me të sëmurët, për shkak se pengonte pamjen e shtëpisë sime.

Kjo më kalli datën.

Pastaj erdhi padia tjetër, sikur kisha helmuar xhaxhanë për t’i marrë pasurinë dhe kërkonin të hapej varri.

Kjo gati më çmendi.

Dhe përmbi këtë më ngarkuan një padi tjetër, sikur kisha mbledhur gjithë pleqtë e far e fisit tim në kuzhinën e spitalit të fëmijve kur isha kujdestar i tij. M’u drodh zemra.

Dhe më në fund, si për t’u vënë kapak të gjithave atyre që kishin shpifur për mua ata cmirzinj, dërguan nëntë fëmijë të rreckosur të të gjitha markave dhe ngjyrave, të cilët u derdhen në tribunë gjatë një mitingu duke më pushtuar pas çapokëve e duke më thirrur Baba!

Këtu ngrita duart. Hoqa shënjat dhe u dorëzova. Nuk isha aq i fortë sa t’u qëndroja kërkesave të fushatës, tërhoqa kandidaturën time, dhe me zemër të coptuar e nënshkrova:

I juaji me besë Dikur njeri i ndershëm kurse tani Mark Tuein SH. K. H. R. dhe D.

/Stopfake.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Analiza: Mitch McConnell, po bën lojëra për një mandat tjetër, pasi sabotoi shanset për një shumicë të GOP …
Next post VIDEO/ “Vrasja e Mbretit” Rupert Murdoch: FOX News dhe Elitat e GOP duan të “hedhin Trumpin” …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura