
Merrni telekomandën,hiqeni nga wc-të e Vip-ave dhe çojeni tek telenovelat familjare turke! Sepse fëmijët tuaj mësojnë nga ju.. dhe ato!
Reflektim nga Avokati Altin Goxhaj
Vite më parë i urreja pa i parë telenovelat turke se më dukeshin një largim imponues nga Perëndimi drejt Orientit dhe zhytje në mediokritet! Por me thënë të drejtën asnjëherë nuk i kam parë! Maksimumi (i detyruar nga prezenca ime në shtëpi pranë prindërve) ndonjë pasazh në ndonjë seri!
Nëse jeni të lodhur nga censura, anuloni mediat e kapura dhe Bashkohuni me Patriotik Media Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia
Pastaj me kalimin e kohës, (jo se po i ndjek ato por jam interesuar për to dhe tematikatikat dhe mënyrat e paraqitjes së tyre) kuptova se në m.. mediatik ku vegjetojmë dhe lavazhohemi, nga produksioni i Hollivudit, NetFliksit dhe gjithë produksionit perëndimor DeXhenderizues dhe Wokë (që ja kalojnë revolucionit kulturor kinez dhe Kinostudios “Shqipëria e Re” në totalitarizmin dhe manipulimin e opinionit publik),telenovelat turke janë një ishull i shëndetshëm ku promovohen ato vlera që po shkatërrohen në civilizimin perëndimor siç janë Familja, Morali, Respekti dhe Kujdesi ndaj të Moshuarve, shqeëtsimi për edukimin e shëndetshëm të fëmijëve, Role të Virtytshme dhe të plota të Mashkullit dhe Femrës, përkarshi feminizimit të mashkullit dhe mashkullizimit të femrës që promovojnë 24 orë të gjitha televizionet dhe rrjetet perëndimore!
Ndaj kam një apel për të gjithë ata që ndjekin BigBradherat dhe Përpudherat:
Ishit mirë kur ndiqnit telenovelat turke sepse aty nderohen vlerat njerëzore dhe familjare, dhe jo këto gropa halesh që ju përgatisin që të pranoni antivlerat që të humbni edhe atë respekt që ju ka mbetur për Vlerat Njerëzore që telenovelat turke ua lartësojnë me pashë!!!
Personazhet e VIP-ave Turk të telenovelave që thashethemonit janë modele vlerore ndërsa këto VIP-at shqiptarë janë copa m.. që ju i bëni çdo mëngjes në hale ndaj dhe përdorni sifonin dhe përdoreni atë dreq telekomande dhe shpëtoni nga era e tyre e keqe! Sepse ju shohin edhe fëmijët që keni në shtëpi dhe ata duhet të mësojnë nga ju çfarë është e drejtë dhe e gabuar!
Fillojeni me telekomandën se i morët në qafë me shëmtinë që promovoni!!! Bëjeni për ta!!!
/Stopfake.al/