
Masakra e Peshkëpisë, përfundon prapë në Prokurori Fredi Bejleri, letërporosia dërgohet jashtë vendit …
Ripostim: Kreu i OMONIA-s Fredi Bejleri do të thirret sërish në prokurori për t’u marrë në pyetje për “Masakrën e Peshkëpisë”. Bejleri u pyet dje në prokurori dhe mohoi që ka lidhje me ngjarjen. Sipas tij në kohën e masakrës nuk ka qenë në Shqipëri por në Qipro.
Burimet sqarojnë se Bejleri do të pyetet si një person i akuzuar për akte terroriste, dhe i përfshirë direkt në këtë ngjarje.
Për këtë masakër që çoi në vrasjen e një ushtari dhe një oficeri dhe plagosjen e disa të tjerëve, janë nën hetim 25 persona për akte terroriste. Po lidhur me këtë dosje është dërguar një letërporosi në Greqi për të pyetur disa persona në Greqi që kanë dijeni për ngjarjen.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/Stopfake.al/