A po tenton Edi Rama që të blejë të kaluarën e tij?

Nga Poli Hoxha –

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ndryshe nga tradita pra.gmatiste e diplomacisë amerikane në Tiranë me deklarata troç, është shfaqur mjaft fluide dhe enígmatike së fundmi.

Hodhi një gur pak ditë më parë në pellgun e politikës së Tiranës, por edhe pse tùrbullira u shtua shumë, uji ende nuk po kthjellohet që të shohim qartë.

Kush janë ata që po kômplôtojnë prapa krahëve, kundër Reformës në Drejtësi?!

Pas kësaj në ditët në vijim, zonja Kim në krah të Lulzim Bashës lëshoi edhe një rebus tjetër; Diskutuam vetëm për të ardhmen, jo për të shkuarën!

Kaq mjaftoi që sërish ujërat të tu.rbullohen, edhe më shumë.

E harroi Lulzim Basha të shkuarën e Rilindjes në pushtet; po fshin me një të rënë të gomës aksionet dhe retorikën e tij 8 vjeçare në krye të opozitës dhe njëkohësisht, po amniston veprat e Edi Ramës.

Bashkë me ato, edhe deno.ncimet, konstatimet e ak.uzat, që i ka bërë shumë mirë për hir të së vërtetës?!

Nuk ka gjasa edhe po të dojë ai vetë, sepse kreu i opozitës përfaqëson tashmë jo vetëm memorien e grupimit që udhëheq, por të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që kanë vënë 15 kushte të cilat janë esenca e të kaluarës në pushtet të Edi Ramës.

Shprehja e famshme e Oscar Wilde se: ‘Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e tij’, ka marrë një kuptim ekzi.stencial këto ditë në skenën e politikës shqiptare.

Shkrimtari i shquar duket se e ka pasur fjalën për pasuri që përkthehen në prona, biznese e para, por ja që sot ka edhe pasuri që përkthehen në pushtet dhe ndikim të segmenteve të caktuar mes ndërkombëtarëve.

Dhe Edi Rama e ka vërtetuar se i ka me bollëk, që të tria këto forma të pasurisë.

Pyetja është: I gjithë ky pushtet, para e ndërlidhje me lobe të fuqishëm ndërkombëtarë, për çfarë i duhen nëse nuk i përdor për të blerë të kaluarën tënde e cila do të jetë edhe përcaktuesja e të ardhshmes, jo vetëm si politikan por edhe si individ?!

Që Edi Rama, prej kohësh po bën përpjekje që të fitojë am.nisti për veprat e tij an.tiligjore dhe deri edhe krimi.nale gjatë kohës që ka pasur pushtet si kryetar bashkie, por veçanërisht si kryeministër i vendit këto 9 vite, kjo nuk vihet më në dyshim.

Am.nistinë e ka kërkuar te ndërkombëtarët duke luajtur të gjithë gurët, por ajo nuk mund të arrihet kurrë, nëse nuk e kopsit atë edhe me faktorët kryesorë politikë këtu brenda vendit.

Është e vërtetë që vendin në librin e historisë dhe në memorien e popullit që ke qeverisur as nuk e ble, e as nuk e fshin dot. Por atij, tani i intereson vetëm fati personal; një am.nisti për veten dhe perandorinë e fshehtë financiare që është kurdisur të punojë e mbrojtur me VKM e ligje, edhe për 30 vitet e ardhshme.

E shkuara e Edi Ramës në pushtet përbën një pasuri të pa pre.cedentë, me bëma dhe gjëma.

Le të tejkalojmë pushtetin e tij në si ish ministër Kulture e në krye të bashkisë më të madhe të vendit për 11 vite rresht; bashkë me qindra dosjet e komisionit hetimor ‘Olldashi’ dhe betonizimin e Tiranës.

Kjo periudhë ndoshta mund të quhet ‘e shkuar shumë e largët’, ndaj le të kujtojmë shkurt dhe përmbledhtasi të shkuarën e afërt; 9 vite kryeministër i plotpushtetshëm.

Për të qenë korrekt, këto kujtesa nga ‘e shkuara’ i kemi nxjerrë nga deklarimet e vetë Lulzim Bashës;

Edi Rama inspiroi dhe lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv të drô.gës, madje nën mbrojtjen direkte të polí.cisë dhe ministrave.

Ai futi kri.min e organizuar dhe madje edhe atë ordiner, deri në parlament.

Siguroi pushtetin nga kriminelët dhe kjo shpjegon se pse Edi Rama bëri që Shqipëria të kthehet sipas Departamentit të Shtetit, në një bazë operacionale, për të gjitha organizatat e përfshira në trafikun e drogës në Europë dhe në Botë.

Pushteti i siguruar nga kri.minelët shpjegon pse sot ai është përfshirë personalisht në operacione gjigante të pastrimit të parave; nga ndërtimet masive në bregdet e në qendër të Tiranës, tek aferat korruptive të pastrimit të parave me inceneratorët, PPP, e deri te grabitja e dhunshme e Teatrit Kombëtar për ta shndërruar në kulla dhe lavatriçe parash të zeza.

Pushteti i siguruar nga dhe me kriminelët, shpjegon kapjen e shumë segmenteve të drejtësisë së re nga Edi Rama.

Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon emërimin e prokurores politike Arta Marku në mënyrë antikushtetuese me 69 vota dhe përdorimin për 3 vite të saj dhe vartësve të emëruar nga ajo, për të mbrojtur të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke shkatërruar hetimet dhe dosjet hetimore. Veçanërisht ato ‘339’ dhe ‘184’, ku e gjithë kupola e qeverisjes dhe Rilindjes janë brenda, të kapur duke blerë e vjedhur zgjedhjet.

Edi Rama është i vetmi kryeministër dhe udhëheqës në Europë që ka zhvilluar zgjedhje moniste, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Nën qeverisjen e Ramës, ekonomia shqiptare po kap rekordet më negative të këtyre 30 viteve të fundit.

Nën qeverisjen e tij janë larguar nga vendi mbi 500 mijë shqiptarë, njësoj si po ndodh në vendet në luftë.

Edi Rama është ai që shkeli dhe u tregua i pabesë, me marrëveshjen e 17 majit 2017.

Edi Rama është ai që protestat e opozitës i ka mbytur me dhunë dhe gaz luftarak; pa mëshirë.

Ai është i vetmi udhëheqës në botë që hiqet si ‘dashnor pa kushte’ i demokracive si ato në ShBA dhe vendet e BE-së, që ka vendosur për kryetar parlamenti një i sekretar të parë të partisë së punës dhe ish ministër të Brendshëm të diktaturës komuniste.

Edi Rama nuk e ka fshehur kurrë dëshirën dhe synimin, edhe publikisht, për tkurrjen deri në shkrirje të PD-së dhe partive të tjera opozitare.

Nëse e shkuara e Edi Ramës në pushtet do të ishte një ajsberg, atëherë ato që renditëm më lartë do të ishin vetëm maja e tij.

Kjo është e shkuara e retushuar, jo vetëm e Edi Ramës në këto 9 vite, por edhe e Shqipërisë dhe qeverisjes së saj.

Me çfarë do ta blejë?!;

Me Para; ndërkombëtarë; lëshime nga pushteti absolut që ka, apo me të tria bashkë?!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”

/Stopfake.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Robert F. Kennedy, Jr. dhe Jim Hoft i The Gateway Pundit, e disa të tjerë bashkohen së bashku në padinë antitrust kundër mediave të trashëguara për përpjekje për të përjashtuar rivalët nga platformat e internetit …
Next post Pse qentë dhe macet janë qetësues të stresit?
error: Ky publikimet jane te mbrojtura