Breshëri kallashnikovi drejt godinës së Top Channel, mbetet i vrarë roja i sigurisë …

Pak pas mesnatë, persona të paidentifikuar ende, qëlluan me kallashnikov në drejtim të Top Channel. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vdekur, roja i televizionit, që ruante godinën pranë Big Brother, Pal Kola, 60-vjeç.

Ndërkohë JOQ siguron foton e të ndjerit i lindur më datë 20 prill 1962.

Dëshmitarë okularë bëjnë me dije se numri i personave të përfshirë në këtë ngjarje ka qenë katër, teksa mjeti “Range Rover”, i djegur në Golem, dyshohet se ka shërbyer pikërisht për këtë ngjarje. Bëhet me dije se një roje në një objekt në zonën ku është djegur “Range Roveri” ka parë katër persona.

I ndjeri jetonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte të mjerueshme, teksa punonte çdo ditë, edhe për festa, për bukën e gojës. Kola çdo ditë, shkonte në këmbë nga Sharra në Mëzez, tek Top Channel, ku punonte roje për të mbajtur veten dhe familjen./JOQ

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Telegram Chanel këtu: https://t.me/patriotikmedia si dhe Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”

/PatriotikMedia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VIDEO/ Prokurori i distriktit të Manhatanit Alvin Bragg DA ka liruar kriminelët duke ju hequr akuzat kundër punonjësit të Bodega që goditi me thikë një burrë që po vetëmbrohesh …
Next post VIDEO/ Pranimi i fajit nga Cohen ofron një kujtesë të ashpër: Gënjeshtra e thënë në Kongres mund të jetë një krim …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura