VIDEO/ Pallavrat e Edi Ramës nëpër mediat shqiptare mbi betejën e humbur ndaj biznesmenit italian Francesco Becchettit …

Edi Rama pasi e pa që Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian, doli nëpër media dhe u shpreh në “Log.” se lufta me biznesmenin italian nuk ka mbaruar dhe se Francesco Becchetti është një njeri në kërkim nga drejtësia shqiptare.

“E para e punës njëherë ku e keni parë ju mbrojtjen dhe sulmin. Fakti është që edhe rezultati i këtij ligji nuk duhet të ishte bërë publik sipas rregullave që ka, por meqë u bë publik, jo nga Zëri i Amerikës, por pala tjetër, se dy palë e dinin.

E para është fatkeqësi e madhe që të paktën ju njerëzit e medias, e dini shumë mirë realitetin e pagave, si shpërtheu i gjithë tregu si paga si për “galactios” ju nuk duhet të bëni. Ishte një super problem për të gjithë që u konstatua nga organet kompetente, po flasim për një njeri që kërkohet nga drejtësia shqiptare.

E treta ne kemi fituar tre gjyqe, kjo nuk është një luftë e mbaruar. Unë nuk mund të flas më shumë se kaq, është cështje e një lufte që po bëhet, ka plan alternativ dhe strategji, por nuk është luftë e mbaruar. Ai ka për të marrë atë që nuk thuhet, përsa më takon mua, që mbetet por nuk hahet, ka mbetur por nuk hahet” tha ai.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare hodhi poshtë lajmet në media se kundër Francesco Becchettit ka pasur presion për ndryshimin e linjës editoriale. “Nuk i di fare unë këto si llafe. Nuk jam marrë unë me asnjë nxjerrje, nuk nxjerr unë asnjëri” përfundoi ai.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Anashkaloni censurën e regjimit të mediave sociale. Na ndiqni përmes Telegramit, thjesht klikoni këtu > https://t.me/patriotikmedia

/Stopfake.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Sondazhi pas aktakuzës: Kryesimi i Trump në GOP rritet në 30 pikë …
Next post Kush është David Kostelancik, që do të zëvendësojë Yuri Kim si ambassador në Shqipëri …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura