Kush është David Kostelancik, që do të zëvendësojë Yuri Kim si ambassador në Shqipëri …

David Kostelancik pritet të zëvendësojë Yuri Kim si ambasador në Shqipëri.

Njoftimi është dhënë nga presidenti amerikan Joe Biden, megjithatë që vendimi të marrë formë të prerë duhet që emri i Kostelancik të miratohet fillimisht në Senat.

Kush është David Kostelancik.

David J. Kostelancik, një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë së fundmi këshilltar për politikën e jashtme të Shefit të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Mark Milley, post të cilin e mban që prej gushtut 2021.

Më herët ai ka shërbyer si zv.shef dhe për dy vjet si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest në Hungari, ku ka ofruar udhëheqje e udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.

Gjatë kohës që shërbeu në Hungari, Kostelancik kundërshtoi ashpër vendimin e qeverisë hungareze të kryeministrit Viktor Orban për të larguar nga vendi Universitetin e Evropës Qendrore CEU të themeluar nga miliarderi hungarezo-amerikan Geroge Soros.

asokohe ai deklaronte se Uashingtoni ishte ‘i zhgënjyer nga miratimi i përshpejtuar i legjislacionit që synonte Universitetin e Evropës Qendrore’.

“Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të mbrojnë pavarësinë e tij dhe operacionin e papenguar në Hungari.” – tha i ngarkuari me punë, David Kostelancik, shkruante Reuters asokohe.

Pak muaj më vonë, në tetor 2017, Kostelancik kritikoi qeverinë hungareze lidhur me sjelljen e saj ndaj medias e gazetarëve duke deklaruar asokohe se SHBA-ja dënonte pa mëdyshje çdo përpjekje për të heshtur ose frikësuar gazetarët.

“Këto media kanë çdo të drejtë të kritikojnë ose të mos pajtohen me raportimin e gazetarëve të tjerë, por të përpiqen t’i frikësosh ata dhe ta bësh punën e tyre të rrezikshme është në kundërshtim me premtimet ndërkombëtare për të mbrojtur median e lire. Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje çdo përpjekje për të frikësuar ose heshtur gazetarët.” – deklaronte Kostelancik asokohe siç citohet nga Huffpost.

Detyrat e tjera në Departamentin e Shtetit përfshijnë ato si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore Qendrore dhe si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, si në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

Më herët në karrierën e tij, ai ka qenë dy herë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë, duke përfshirë një detyrë si Asistent Special i Ambasadorit Thomas Pickering.

Detyra të tjera jashtë vendit përfshijnë Misionin e SHBA-së në OSBE dhe Misionin e SHBA-së në NATO, duke u përqendruar në të dy misionet në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA-së në Ankara, Turqi.

Ai gjithashtu ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqëndruar në marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës Qendrore.

Ai ka një një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, një diplomë Master të Arteve nga Universiteti i Miçiganit në Studime Ruse e të Evropës Lindore dhe një diplomë Master Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare.

Kostelancik flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht. Ai dhe gruaja e tij janë prindër të tre djemve të rritur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Anashkaloni censurën e regjimit të mediave sociale. Na ndiqni përmes Telegramit, thjesht klikoni këtu > https://t.me/patriotikmedia

/Stopfake.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post VIDEO/ Pallavrat e Edi Ramës nëpër mediat shqiptare mbi betejën e humbur ndaj biznesmenit italian Francesco Becchettit …
Next post Ministri i qeverisë polake propozon “ligjin kundër insekteve” për të etiketuar ushqimet që përmbajnë insekte …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura