
Një sqarim i detyrueshëm nga (ish-kuadri i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së)…
Nga Dritan Goxhaj –
Duke parë se për shkrimin tim të fundit reagimet kanë qenë të shumta dhe të gjata në Fb dhe duke qenë se e shoh të pamundshme t’i përgjigjem secilit e ta sqaroj veç e veç, atëherë po i sqaroj të gjithë me anë të kësaj eseje.
Lexoni me tej:
Sociologu hungarez Balint Magyr në librin e tij “Shtetet mafioze post-komuniste” shkruan se “Shteti mafioz është një shtet i drejtuar nga një “pronar” dhe “rrethi” i tij ose, thënë ndryshe, bosi dhe klani i tij, të cilët përvetësojnë burimet publike dhe institucionet e shtetit për përdorimin dhe përfitimin e tyre privat”.
Shteti mafioz, sipas Magyr-it, është efikas në mënyrën e vet. Ai shkruan se “Ky shtet nuk merr në dorë të gjitha institucionet shtetërore, por thith vetëm ato të nevojshmet për nxjerrjen e fitimit”.
Edhe unë në shkrimin tim shpjegova se pikërisht shërbimet sekrete të këtij shteti kanë funksionuar në rregull, sepse ato institucione nuk janë marrë nga mafia ose, në rastin tonë, nga bandat e Novi Sadit apo Beogradit, pasi nga ato nuk nxirret përfitime ekonomike. Dhe bandat janë të interesuara për fitime vetëm materiale dhe jo edhe ideologjike, pasi bandat nuk kanë ideologji por vetëm interes.
Të gjithë mendojmë se shteti vepron në interesin e përgjithshëm dhe kur kjo nuk ndodh, atëherë e konsiderojmë atë si një devijim. Sipas sociologut hungarez, ky nuk është një devijim por “Është një karakteristikë thelbësore strukturore e shtetit. Vetë shteti në krye punon si organizatë kriminale”.
Dhe në krye të këtij shteti, që është Serbia, ndodhet Vuçiçi të cilin jo vetëm Albini, por edhe të tjerë dhe ndër ta edhe unë e pranoj që është kreu i bandave dhe ka uzurpuar shtetin.
Dhe në gjithë publikimin e Albinit kryefjala është Vuçiçi.
Dhe nga ai publikim kemi:
Vuçiçi, kreu i bandave të Novi Sadit dhe shumë të tjerave.
Vuçiçi në krye të shtetit për interes të bandave.
Bandat kanë marrë pushtetin.
Bandat organizuan trajnimin e grupit të armatosur.
Që i bie që Vuçiçi, si kreu i këtyre bandave, është edhe kreu i këtij grupi që sulmoi Kosovën.
Që si rrjedhojë llogjike rezulton se Banda nëpërmjet Vuçiçit vuri në shërbim shtetin për këtë sulm terrorist.
Që do të thotë se sulmi erdhi për shkak se në krye të shtetit serb ishte Vuçiçi, kreu i bandës dhe krimit të organizuar.
Që do të thotë se po mos të ishte ai ose banda e organizuar në pushtet e infiltruar, ky sulm terrorist nuk do kish ndodhur.
Pra, në fund të kësaj llogjike rezulton se shteti serb, po nuk qe i zënë nga bandat, nuk është shtet terrorist ndaj shqiptarëve.
Kjo, e gjitha sipas llogjikës së publikimit të vetë kryeministrit të Kosovës dhe sipas reagimeve tuaja në mbrojtje të atij publikimi dhe në kundërshtim të publikimit tim.
Unë e kundërshtoj këtë llogjikë tuajën duke ju bërë thjesht disa pyetje të shkurtra:
Kush i vrau e i genocidoi shqiptarët në trojet e tyre etnike në Kosovë e Shqipëri në 1911-1912-1913, mbretëria serbe apo ndaonjë bandë ( nëse ka pasur)?
Kush i vrau dhe genocidoi shqiptarët në 1915 kur ushtria serbe humbi luftën me austriakët?
Kush i paraqiti qeverisë mbretërore serbe në 1937 një plan të detajuar genocidial për zhdukjen e shqiptarëve? Ishte ai akademik apo bandit (Cubrillovic)?
Kush i shpërnguli 250 mijë shqiptarë në Turqi pas vitit 1944, shteti i Serbisë apo bandat?
Kush i krijoi në Kosovë 374 vendbanime sllave me kolonë nga viti 1934 -1941, shteti serb apo bandat?
Kush i vrau në Kosovë 1300 fëmijë në vitin 1998-1999, shteti serb apo bandat?
Kush e planifikoi dhe ekzekutoi operacionin “Patkoi”, shteti serb apo bandat?
Kush i përzuri 800 mijë shqiptarë në 1999, shteti apo bandat?
Kush po i përzë shqiptarët nga trojet e tyre etnike në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc?
Kur t’u jepni përgjigje këtyre pyetjeve që pothuajse janë pyetje retorike, do e kuptoni që këmbëngulja ime në shkrimin e mëparshëm qëndron se Serbia, pavarësisht se prej kujt drejtohet, prej banditëve apo akademikëve, e ka si doktrinë shtetërore zhdukjen e shqiptarëve dhe këtë mundohen ta arrijnë me të gjitha format dhe mënyrat.
Prandaj edhe e kundërshtoj me të madhe që të reduktohet gjithë ai aksion terrorist në një individ, i cili kësaj rradhe na ka qëlluar edhe pjesë e bandave.
Shteti i Serbisë, edhe kur nuk ka pasur banda, ka vepruar njësoj dhe më keq ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.
Shpresoj që të jemi sqaruar.
Fatkeqësisht, unë nuk di të vizatoj si Kryeministri im Ed Rama, ndaj u kufizova vetëm në shkrim.
Ju falenderoj të gjithëve për komentet tuaja të çfarëdo lloji.
Kritika të rrit, ndërsa ajo që nuk të vret të forcon.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/stopfake.al/
Abonohuni në kanalin tonë në Rumble:
https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm”
/Stopfake.al