Thirrja e gazetarit: PD të zbresë te zgjedhësit në çdo lagje fshati e qyteti, çdo orë e ikur është vonë …

Nga Basir Çollaku –

Edi Rama ka investuar e angazhuar gjithçka për të asgjësuar opozitën. Sepse është vetë në prag të qelisë me shumicën e kabinetit. Represioni nis nga arrestimi i kryetarit Berisha, te mbajtja e vulës dhunshëm me gjykatës sadushianë, pionierë shallkuq, shpikja e arrestit pa akuzë e pa prova, e pahasur ne asnjë jurisprudencë globalisht, sërish Opozita, e ka përballjen si emergjencë kombëtare.

Protestat mbi një muaj te Rruga e Shpresës në Tiranë, duhet te mos jenë adresa e vetme dhe energji e përqëndruar. Opozita në Aksion duhet të jetë Opozita në të gjithë Shqipërinë. Lidershipi, kryesia, forumet duhet te shfaqen dendësisht në terren, nëpër struktura, në çdo qytet të vendit. Kanë qenë me vend shpalosje idesh e programesh me departamente, një impuls ndryshe i Brain Gain, ekselenca brenda e jashtë vendit, diaspora një afri më tepër. Fushata ka nisur.

PD duhet të jetë shumëfish në aksion duke shtuar burime njerëzore, platfotme, projekt qeverisës, ekipin që do e mundësojë, aleatë tej paragjykimeve, dallimeve e mëkateve pa peshë rrënuese. 50 deputetët a më tepër, 63, sado të jenë, nuk duhet të mendojnë rifreskim të mandateve individuale, si kusht të panegociueshëm, por mundjen e kundërshtarit.

Deputetët nuk janë domosdoshmërisht politikanë.

Të parët janë shumë të dytët pak. Nuk shkohet në zgjedhje duke u fërkuar me Ramën. Kush e bën e ka pazar portofoli. Më vjen ndërmend një copëz bisede e Patër Meshkallës me Zef Malën në burg kur dikush i pyet për ngjashnëri e dallimet mes komunistëve e jezuitëve. “…

Ka një veti ku ngjajnë se duan të arrijnë synimet me çdo kusht, e dallimi tha At Meshkalla është se ne sakrifikojmë veten për të mbrri qëllimet, ndërsa komunistët na sakrifikojnë ne..”

Demokratët nuk duhet të merren vesh me dyfeqe.

Çërçilli tha bëra aleancë me Stalinin për të mundur Hitlerin. Për ekzistencën e kombeve ka vend për kompromise të vështira. Kush nuk është peng ka fuqi të përballet me të keqen “Rama” kush nuk ka kusure sekrete dosje, biznese të dhuruara, para të kollajshme, duarçorbë, ka fuqi ta zhbëjë Ramën dhe taborrin e tij. Njerëzit kanë ikur shumë. Ata që janë duhen bindur duke i pa në sy e mbajtur fjalën, e duhen ftuar të ikurit për të mirën e vendit. Por jo të përdoren.

Të jenë përfaqësim dhe marrëveshje. Koha ka shpejtësi e rendiment të madh kur lëviz, por ajo nuk ndalon as prodhon nëse ti pret ndenjur. Duhet Kujdes. Partia Demokratike janë demokratët. Mos merrni borxhe te qeveria për të mundur qeverinë. Fushata duhet ti gjejë drejtuesit çdo ditë pranë votuesve e jo votuesve. Kudo. Në çdo lagje katundi e qyteti. Nuk është herët. Me ata zaptues të vendit në pushtet, çdo minut i papunë të bën vonë. Dhe protesta vjen e zgjerohet..

Ndajeni këtë artikull tek miqtë tuaj:

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?
Na ndiqni në Facebook: https://www.facebook.com/stopfake.al/
Abonohuni në kanalin tonë në Rumble: https://rumble.com/user/NewsPatriotikMedia
Telegram Chanel: https://t.me/patriotikmedia Twitter: https://twitter.com/PatriotikMedia
“Nuk bëhesh gazetar për te qene, i njohur por për të qene i dobishëm” /Stopfake.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Projekt – ligji në SHBA: “Ndalohen mediat sociale për fëmijët 17 vjeç” – Por çfarë u vendos?
Next post Akuza shumë të rënda nga eksperti epidemiolog skocez ndaj BBC English – Dalin të gjitha gënjeshtrat për Covid …
error: Ky publikimet jane te mbrojtura